Në Emiratet e Bashkuara Arabe  do të fillojë dhënia vaksinës kineze Sinopharm për fëmijët e moshës 3-17. Vendimi është bërë i ditur nga  qeveria në një postim në Tëitter.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, vendimi erdhi pas provave klinike dhe vlerësimeve të gjera, pa dhënë detaje të tjera për publikun. Zyrtarët shëndetësorë të Emirateve thanë në qershor se testet do të shtriheshin në një grup prej 900 fëmijëve.

Shteti arab tashmë ka siguruar vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12-15

vjeç .

Ministria e Shëndetësisë tha të Dielën se 78.95% e popullsisë së Emirateve të Bashkuara Arabe – rreth 9 milion kishin marrë tashmë një dozë të vaksinës, ndërsa 70.57% ishin vaksinuar plotësisht.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb