Emiratet e Bashkuara Arabe festuan sot lëshimin e anijes së tyre ”Al-Amal” (”Shpresa”) në planetin Mars, misioni i parë ndërplanetar i ndërmarrë nga një vend arab.

Pas dy shtyrjeve për shkak të motit të keq, ngritja e sondës e kryer nga një hedhës japonez nga qendra hapësinore ”Tanegashima” në Japoninë Jugperëndimore, u përshëndet nga EBA.

Entuziazmi mbretëronte në Qendrën Hapësinore ”Mohammed bin Rashid”, që drejtoi projektin mbi të cilin punuan rreth 450 persona, më shumë se gjysma e të cilëve ishin nga EBA.

”Al-Amal” pritet të arrijë në orbitën e Marsit në shkurt 2021, me rastin e 50-vjetorit të bashkimit të EBA-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb