Zbulohen dy deputetët që i bashkohen Kuvendit Kombëtar të PD-së. Bëhet fjalë për deputeten Ina Zhupa dhe kolegun e saj të qarkut të Beratit, Kasem Mahmutaj, të cilët duket se kanë dalë nga ‘linja’.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Zhupa preferoi të jepte dhe një prononcim për mediat para se të hynte në Kuvendin e PD-së. Ndërkohë që Mahmutaj u pa brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.

Në Kuvendin e PD u rikthyen edhe shumë figura të vjetra të kësaj partie që ishin larguar pas debateve këto vitet e fundit mes demokratëve.

Për herë të fundit kur u krijua një panoramë e qartë se si ishin ndarë deputetët në grupin e PD-së ishte gjatë kohës kur kreu I grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj propozoi një platformë bashkimi.
17 deputetë u grupuan kundër Alibeajt, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre ishin pro draftit të tij. Në Kuvendin Kombëtar të thirrur sot nga ish kryeministri Berisha duket se këtij grupimi I janë shtuar edhe dy deputetë të tjerë duke e çuar numrin në 19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: