Mediat në gjuhën angleze shkruajnë se dy shqiptarë janë kapur në flagrancë, pasi dyshohet se kishin ngritur një fabrikë kanabisi, ku mbillej drogë, e cila nëse shitej në treg, kapte vlerën e mbi 400 mijë paund.

Shqiptarët e arrestuar quhen Orgito Asllanaj dhe Koi Cunaj. Ata janë prangosur pranë Uellingtonit, ndërsa fabrika e kanabisit kishte të gjitha pajisjet, me ngrohje dhe me mjete të tjera të nevojshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Asllanaj 29 vjec dhe Cunaj 43 vjec, pa një vendbanim të rregullt, pasi kanë pranuar se janë emigrantë të paligjshëm në Zelandën e Re, janë burgosur për një vit nga gjyqtarët e cështjes. Ata të dy do të deportohen nga Zelanda, menjëherë pasi të përfundojnë dënimin në atë vend.

Të dy pranuan akuzën për posedim droge, por se thanë se kanë hyrë në këtë “rrugë”, pasi kishin nevojë për para dhe për strehim. Në rast se ata do të shisnin lëndën narkotike që po mbillnin, do të fitonin një shumë prej 412 mijë paund.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb