Lojtari i Dortmund, Emre Can doli në konferencë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj PSG në Champions League.

“Çekekfinalja e Atletikos ishte historike dhe një natë shumë emocionale për ne. Tani përballemi me Parisin. Kilian Mbape është një nga më të mirët në botë dhe ne padyshim që po përgatitemi ta ndalojmë. Në mënyrë ideale duhet të dyfishojmë përpjekjet kundër tij dhe së bashku duhet të mbrohemi kundër tij, por edhe lojtarëve të tjerë nga Parisi”.

“Nëse doni të zgjidhni një favorit dhe një të dobët, ndoshta është e qartë. Por ka vetëm dy ndeshje, dhe gjithçka është e mundur. Ndoshta ne kemi më pak përvojë si ekip, por tregojmë më shumë uri. Duhet të përdorim këtë gjë në avantazhin tonë dhe jemi gati!” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb