Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi sot në qytetin bregdetar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Tauland Gjika.

Sipas policisë, grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: