BRITANIA E MADHE

Tregtari i dyshuar i drogës Rigers Lleshanaku, u burgos, pasi policia gjeti një sasi të konsiderueshme kokaine në makinë, që ai po e ngiste.

Zyrtarët policorë ndaluan një makinë tip Audi dhe e kanë ndaluar të dyshuarin. Ata kontrolluan automjetin, teksa gjetën aty një sërë sendesh.

  • foto galeri

 

Në automjet u gjet kokainë, por edhe para të shumta. Oficerët sekuestruan mbi 600 paund të gatshëm, ndërsa lënda narkotike që shqiptari kishte me vete, nëse shitej në treg, kapte vlerë të madhe.

Prokurori i çështjes deklaroi se Lleshanaku po ngiste makinën e tij, kur policia i gjeti atij një pluhur të bardhë, që më vonë rezultoi se ishte kokainë. Gjyqtarët thanë se shqiptari duhet të burgoset, pasi me veprimet e tij helmon anëtarët e komunitetit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb