Sot është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, prej ku fitues është zgjedhur Sokol Ngresi, ndërsa zëvendësues do të jetë Dariel Sina.

Njoftimi:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e Anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2024. Shorti përcaktoi 9 anëtarët e përhershëm dhe 6 zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Hedhja e shortit u ndoq nga Avokati i Popullit, në cilësinë e monitoruesit.
Gjatë hedhjes së shortit, ishin të ftuar përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, nga misionet që mbulojnë çështjet e drejësisë; OPDAT-i dhe Delegacioni Europian në Tiranë.

Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: