LEZHË

Dy makina të shkatërruara si dëshmi e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Morinë, pranë “Urës së Zogut”.

Një 35-vjeçar i identifikuar si Fitor Ollomani që drejtonte mjetin tip “Volkswagen” humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë, teksa mbeti e plagosur pasagjerja e tij shtetasja me iniciale A.M. Po kështu i plagosur është dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” me iniciale Z.L.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: