KOSOVË

Albin Kurti pas ofertës që i bëri dje LDK-së lidhur me koalicionin qeverisës është takuar sot me kreun e kësaj partie. Sipas mediave kosovare, Kurti dhe Mustafa po zhvillojnë një takim. Kreu i LVV-së Albin Kurtin përfundoi një mbledhje me kryesinë e partisë së tij dhe e paralajmëroi një takim me Mustafën.

Gjithashtu, veç ofertës publike në lojë është edhe ultimatumi Hashim Thaçit, i cili do deri nesër një emër për kryeministrin e ri të Kosovës. Fill pas këtij takimi pritet të sqarohen shumë pikëpyetje që kanë përfshirë këto tre muaj politikën kosovare. Nëse do e pranojë LDK ofertën ‘5+1’ të Albin Kurtit si dhe a do çojë nesër LVV një emër për kryeministër apo vendi do shkojë pas atyre të 6 tetorit, në zgjedhje të reja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb