KOSOVË

Albin Kurti mblodhi sot Kryesinë e paritsë së tij Lëvizja Vetëvendosje për ultimatumin që i vendosi dje Presidenti Hashim Thaçi lidhur me emërin e kandidatit për kryeministër. Kurti për mediat u shpreh se mbledhja e LVV do të vijojë edhe ditën e nesërme ndërkohë shtoi se së shpejti do të takohet me Isa Mustafën. Ai nuk la të kuptohet se kur.

“Komunikime kemi të vazhdueshme, do të takohemi sa ma shpejt të jetë e mundur”, është shprehur shkurt Kurti për mediat lidhur me takimin me Isa Mustafën.

Veç ngërçit me Kurti- Thaçi, është në mes dhe ngërçi Kurti- Mustafa. Pikërisht dje para  takimit me Thaçin, kreu i LVV i bëri një ofertë publike LDK-së së Mustafës duke i kërkuar 6 emra për qeverinë e re, duke i lëshuar madje dhe një ministri të rëndësishme siç është ajo e brendshmja. Asnjë Po ose Jo nuk ka ardhur nga LDK-ja e cila duket e vendosur për të pranuar koalicionin qeverisës vetëm me postin e Presidentit , një zv.kryeministër dhe pesë ministri.

Deklarata për mediat e Albin Kurtit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb