TIRANE
Ministri i jashtëm në detyrë Ditmir Bushati ka përshëndetur miratimin ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, Bushati thotë se me votimin përfundimtar të marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Sipas Bushatit, Kontributi i partive politike shqiptare në Maqedoni edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.
“Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonise është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”- shkruan Bushati.
The final vote of #PrespaAgreement by ?? Parliament is a clear demonstration of statesmanship unlocking #NATO and #EU path. The contribution of Albanian political parties once again proved to be a decisive factor. Congratulations!
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) January 11, 2019
(d.d/BalkanWeb)