SHKODRA

Autori i dyshuar për plagosjen në Shkodër Bardh Isufi.Shkak për plagosjen e 50-vjeçarit mendohet të jetë bërë një ndërtesë pranë lumit Buna.

Nga burimet në vendngjarje për ‘‘BalkanWeb” bëjnë me dije se autori i dyshuar e ka ndjekur disa metra të plagosurin ndërsa arma me të cilën është qëlluar dyshohet se është një pistoletë me silenciator por policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit dhe vazhdojnë kërkimet nga efektivët.

Nga të dhënat e para dhe pista kryesore që po heton policia është pikërisht pronësia, pikërisht një ndërtesë që kishte 50-vjeçari i plagosur që pretendonte ta kthente në hotel dhe restorant. Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb