Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ditën e djeshme ku një automjet tip “Toyota” ka përplasur një motomjet me dy turistë austriakë.

Si pasojë e përplasjes, një grua 63-vjeçare humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Drejtuesi i automjetit i identifikuar si Dritan Kokëdhima është arrestuar nga policia dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për aksidentin rrugor të ndodhur ditën e djeshme në aksin “Himarë-Borsh”, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesin e automjetit tip “Toyota”, shtetasin D. K., 52 vjeç, banues në Qeparo, pasi dyshohet se ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin F. P., 64 vjeç, dhe pasagjere shtetasen R. P., 63 vjeçe, të dy banues në Austri. Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasja R. P., ndërsa shtetasi F. P. ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb