Operacioni policor i koduar “Rifle” u finalizua me arrestimin e një 53-vjeçari në Tiranë. Shërbimet e Komisariati të Policisë Nr. 6, duke vijuar punën për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacion se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij në fshatin Grorë.
Për këtë arsye, është organizuar dhe realizuar operacioni, ku gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). Shtetasi Arben Karaj, 53 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Rifle”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Vihet në pranga 53-vjeçari, i cili i mbante në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.
Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. K., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.