ATHINE

Mediat greke kanë publikuar foton e një shqiptari, i dyshuar i përfshirë në disa raste vjedhjesh nëpër dyqanet e Athinës. Ai u arrestua pasditen e 27 shkurtit nga oficerët e policisë të Departamentit të Sigurisë së Shën Barbara.

19 vjecari nga Shqipëria akuzohet për vjedhje të rënduar. Mediat helene po ashtu kanë bërë publike edhe videon, ku shihet i riu shqiptar me bashkëpunëtorët e tij duke kryer grabitje. Shqiptari fillimisht thyen xhamat dhe më pas shkon direkt e te kasa për të marrë paratë e xhiros së ditës.

  • foto galeri

Janë plot 13 raste grabitjesh në Athinë, me autor të dyshuar të riun shqiptar. Pas një urdhëri të Prokurorisë së Athinës, është dhënë emri dhe identiteti i plotë i grabitësit serial. I arrestuari për grabitje të rënda është Marino Zërellari, lindur më 19-7-2001 në Shqipëri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb