ITALI

Një punëtor shqiptar me origjinë në Shkodra, Rraci Zefan ka ndërruar jetë prej COVID-19 në një spital në Novara.

42-vjeçari ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19 teksa banonte në Romentino ku dhe e thërrisnin ndryshe ‘’Giussepe’’.

Familjarët rrëfejnë se spitali u kishte dhënë shpresa për shërim të shpejtë dhe madje vdekjen nuk e kishte parashikuar askush.

‘’Spitali dukej se mund të favorizonte një ecuri pozitive të sëmundjes’’ – thonë anëtarët e familjes.

‘’Kushtet ishin të palëvizshme duke na dhënë shpresë për një shërim të shpejtë. Vdekja ishte një epilog që askush nuk e kishte parashikuar. Një tragjedi e papritur dhe aspak e dukshme duke marrë parasysh kushtet e shkëlqyera shëndetësore të Giuseppe ‘’.- rrëfejnë ata.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb