Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimit dhe ka dërguar në gjyq, të pandehurin Alban Thika për veprën penale “Mashtrimi, i kryer më shumë se një here”.
Nga hetimet e kryera rezultoi se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura.
Hetimet kanë dokumentuar se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, ndërsa shërbimet e premtuara nuk janë ofruar ose janë ofruar në mënyrë të pjesshme, duke u shkaktuar atyre dëm pasuror.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër shpreh angazhimin e saj për mbrojtjen e interesave pasurore të qytetarëve dhe ndjekjen penale të çdo rasti mashtrimi.
