TIRANË

Deputeti socialist, Benet Beci do të jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës territoriale.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për të ngritur komisionin për ndryshimet kushtetuese sa i takon reformës territoriale dhe zgjedhore. Të dyja forcat politike shprehën vullnetin se janë gati për t’u ulur në tryezë. Në këmbim të tyre demokratët dhanë votat duke i bashkuar me socialistët për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Ndarja aktuale e territorit u miratua në vitin 2014, kur Partia Demokratike braktisi punën në komision, duke e cilësuar ndarjen territoriale votuar nga socialistët, për pushtet në favor të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: