ITALI – Një shqiptar dhe një italian ishin kthyer në tmerrin e zyrave postare dhe supermarketeve. Por më në fund, mediat italian raportojnë se karabinierët e Rivolit në Itali mundën që të kapin dy grabitësit serialë, të akuzuar se kanë sulmuar zyrat postare të Alpignano dhe Grugliasco, si dhe kanë spastruar një supermarket në qytetin e Torinos.

Nën përdorimin e armëve, ata kërcënonin punonjësit dhe më pas u merrnin paratë. Në pranga përfunduan 29-vjeçari shqiptar Arbër Metalla, i cili nuk kishte një banesë fikse në Itali, si dhe Emanuele Ravaneti, 39-vjeç, banues në Lavagna.

Prokuroria e Torinos me kërkesën e Prokurroisë së Republikës së Italisë, nxori një urdhër për paraburgim deri në pritje të gjykimit.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: