Policia në Lezhë ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

37-vjeçari ka kërcënuar me hanxhar edhe punonjësit e policisë, pasi këta të fundit tentuan ta prangosin. Në pranga ka rënë shtetasi Mikel Biba.

“Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e  dhunës, vihet në pranga autori.

37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë dhe  i  ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë,  u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb