Një person ka rënë në pranga pasi u konstatua se në lokalin e tij në rrugën “Studenti”, në Gjirokastër ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari Mikeliano Kalemaj, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri, dy telefona , 160 000 lekë, 170 euro si edhe letra bixhozi.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Informacion-Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Vihet në pranga një 28-vjeçar.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi M. K. u arrestua pasi, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe nga kontrolli i ushtruar në ambjetin “Bar-Kafe”, të administruar prej tij në rrugën “Studenti”, u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Tel

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb