Një shqiptar ka marrë një dënim nga Gjykata në Francë. Genci Hamzaj, 43 vjeç, u dënua me tre vite burg dhe dhjetë vite ndalim për të hyrë në Francë.

Mbi të bien akuzat për së paku 21 vjedhje. Arrestimi i tij është bërë në një mënyrë të paparashikueshme. Në verë 43-vjeçari u ndalua për një shkelje të rregullave të qarkullimit, por pas kontrollit policia gjeti në makinë bizhuteri të vjedhura.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka një të shkuar kriminale, pasi në vitin 1999 është dënuar në Shqipëri për një vrasje. Po ashtu, në vitin 2015 u dënua në Itali për shfrytëzim prostitucioni, por edhe për përdhunimin e një prostitute në Itali.

Edhe pse Hamzaj tha se do të bashkëpunojë me drejtësinë franceze, nuk shprehu pendesë për veprat penale që ka kryer. Prokuroria fillimisht kërkoi 5 vite burg, por avokati i shqiptarit arsyetoi se klienti i tij ishte azilkërkues.

Avokati u shpreh se klienti i tij si azilkërkues nuk i lejohet të punojë, ndaj dhe vjedhja ishte e vetmja rrugë për të jetuar. Si përfundim, gjykata e dënoi me 3 vjet heqje lirie.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb