SHKODËR

Gledis Kraja dyshohet se është vrarë nga një vëllai i një shokut të tij. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit në Shkodër dhe dyshon se ai është një shok i viktimës.

Bëhet fjalë për Sebastian Smakaj i cili është tashmë në kërkim nga Policia dhe dyshohet që është autor njëkohësisht vëllai i tij i vogël ishte shok me viktimën, Gledis Kraja.

Nuk dihen ende se pse të ketë ndodhur kjo vrasje që ka tronditur sot Shkodrën, aq më tepër mes shokësh.

Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55, ndërkohë nuk i mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: