SHKODËR- Policia e Shkodrës ka identifikuar personin që u gjet i vrarë mesditën e sotme në zonën e Livadhes në periferi. Viktima është Arjan Ferracaku, 31 vjeç. Ai është gjetur jashtë një automjeti që u gjet i braktisur në një zonë në periferi të qytetit.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se makina është e djegur dhe se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë dhe babai i dy fëmijëve.

Pamje nga vendi i ngjarjes

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: