Në Instagramin e Enca Haxhiut fotografitë e realizuara në Dubai janë të shumta. Qëndrimi i Encës atje duke se nuk është vetëm për pushime, por ka një arsye tjetër. Enca përmes një video të publikuar në Instagram ka treguar se ka fituar zyrtarisht edhe shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas Encës, lidhja e saj me Duabin nuk mjafton me kaq, pasi që ditët në vazhdim ajo do zbulojë diçka të re.

“Besoj që nuk është e nevojshme ta them që e dua Dubain, më është bërë si shtëpi e dytë, madje dua të ndaj lajmin e mirë që tashmë jam rezidente e Dubait, kështu që së shpejti do të zbuloj se çfarë më lidh akoma më shumë me këtë vend”, ka thënë Enca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb