Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martínez, ka lënë të kuptohet se mund të jetë pranë fundit të rrugëtimit të tij me kombëtaren, pas asaj humbje në finalen e Botërorit.
‘Ëndërrova që ta rifitoja Kupën, ëndërrova ta sillja në Argjentinë dhe të shkruaja edhe një herë historinë-shkruante Emiliano Martinez në postimin e tij në rrjetin social Instagram-e vërteta është se dhimbja është e vështirë për t’u shpjeguar; nuk mbetet gjë tjetër për t’u bërë veçse të reflektoj për shumë gjëra dhe të shoh si të shkoj përpara dhe nëse është momento për të bërë një hap prapa. Më vjen shumë keq, dhashë me të vërtetë maksimumin për të ndihmuar vendin tim dhe shokët e mi të skuadrës’.
