TIRANE – Këngëtarja Bleona Qereti e ka cilësuar skandaloze performancën e Endri Priftit, në spektaklin “Your Face Sounds Familjar”. Por këngëtari korçar nuk ka nguruar të ironizojë Bleonën, e cila sipas tij, nuk kishte shkëlqyer gjatë një performance live në një club në Tiranë.

“Bleona më thanë që kishe qenë javën e kaluar tek Amsterdami, kur të mësosh të këndosh live hajde më vlerëso mua”. Të njëjtën gjë këngëtari ka thënë edhe për moderatorin Arian Çani. “Çani ti je i pari i shout, po këtu ç’deshe”…”- deklaroi Endri Prifti.

Ndërkohë këngëtarja Bleona Qereti u përgjigj: “Nuk e lejoj famën time të kondicionojë vendet ku unë shkoj”.

Pas batutave dhe ironisë mes Bleona Qeretit dhe këngëtarit Endri Prifti, këngëtarja Valbona Mema i ka dalë në mbrojtje kolegut korçar, duke propozuar një peticion për largimin e Bleonës nga juria e spektaklit.

Në fakt Valbona komentoi në statusin e vëllait të Endri Priftit, i cili tha se nuk ka dashur që ai të merrte pjesë në spektakël.

“Unë u mërzita shumë dhe reagova me një status sepse ju dua shumë dhe e di vlerën tuaj artistike, po ajo vajzë nuk e din akoma se ç’fatë kur të vlerëson një publik. Duhet të bëjmë një peticion të gjithë artistet që ajo të mos e ketë më vendin aty’’, shkruan këngëtarja Valbona Mema, në statusin e Stefi Priftit.

Ndërkohë, këngëtari Stefi Prifti shkruan: “Valbona Mema faleminderit shumë. Me të vërtetë ajo dhe të gjithë ata nuk dinë, deri ku shkon show dhe çfarë është respekti për vlerën artistike dhe njerëzore”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: