Më 4 prill në orën 20:45, Milan do të presë Bolognan në shtëpi, në kuadër të kampionatit. Interesimi i tifozëve kuqezi për të parë ndeshjen nga stadium i San Siros ka kaluar çdo lloj parashikimi. Sipas Corriere dello Sera, impianti gjigand sportiv do të jetë i mbushur plot, për herë të parë pas rikthimit të kapacitetit në 100 %.

Dsw
Dsw

Padyshim se prezenca e tyre afër skuadrës do të jetë një motivim më shumë për skuadrën, për të arritur objektivin final.Kjo pjesëmarrje e lartë e lojtarit të 12-të në tribuna vjen për shkak se ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli kryeson kampionatin. “Djalli” ka grumbulluar deri më tani 66 pikë, 3 më shumë se Napoli.Me interes të madh pritet të shihen sesi do shkojnë gjërat në Serie A, pasi në garë për Skudeton është edhe Interi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb