Pas episodeve të shëmtuara në Marseille, Lyon ka rinisur sot stërvitjen në kuadër të ndeshjes së së dielës ndaj Metz. Siç raportohet nga klubi francez, ka munguar trajneri Fabio Grosso dhe seanca drejtohej nga Raffaele Longo dhe bashkëpunëtorët e tjerë të teknikut italian, të cilët morën mbështetjen e tifozëve të tij.
“Të urojmë shërim të shpejtë, Fabio,” shkroi Bad Gones, grupi më i madh ultras i Lyon. Kampioni i Botës me Italinë u godit me gurë në fytyrë mbrëmjen e së dielës pranë stadiumit Vélodrome pas sulmit ndaj autobusit të ekipit nga tifozët e Marseille.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, një 38-vjeçar nga Marseille, anëtar i grupit ultra Fanatics, i arrestuar dy ditë më parë, doli në gjykatë dhe pranoi akuzat për rastin në fjalë. Ai mori një gjobë të majme dhe një urdhër-ndalimi për në stadium për një periudhë 18 mujore.
“Bon rétablissement Fabio”
Les #BadGones87 ont affiché une banderole de soutien pour Fabio #Grosso, mardi matin au centre d’entraînement de l’@OL
L’entraîneur lyonnais a reçu 30 jours d’ITT après avoir reçu un projectile lors du déplacement dimanche dernier à #Marseille#OMOL pic.twitter.com/mx7hE8RXKq
— Radio Scoop Infos (@RadioScoopInfos) October 31, 2023
(J.S/BalkanWeb)
