Birra simbol e kryeqytetit, ‘Birra Tirana’ është futur tashmë në një epokë të re falë investimeve, me prioritet kënaqësinë e konsumatorit. Kryetari i bordit drejtues të Birra Tirana Luan Bregasi thotë se po investohet për cilësinë dhe sigurinë e produkteve duke marrë nga gjermania teknologët më të mirë në fushën e industrisë së birrës.

“Ne kemi bërë gjatë kësaj periudhe dhe shfrytëzuam edhe pandeminë investime në teknologji në përmirësimin e cilësisë dhe kualitetit të jashtëzakonshëm të Birrës Tirana. Për këtë kemi marr brumasterit dhe teknologët më të mirë gjerman të cilat janë prej 7 muajsh në kompaninë tonë dhe kanë dhënë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së birrës”, tha Luan Bregasi, Kryetar i Bordit Drejtues Birra Tirana.

Bregasi thotë se me teknologjinë dhe investimet e kryera, tashmë Birra Tirana ka rritur cilësinë duke ruajtur autenticitetin e saj.
“Kanë bërë ndërhyrjet më të mira më teknike me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme që kanë në kompanitë e tyre gjermane dhe sot birra Tirana është prezantuar tek klientët tanë me një cilësi shumë të mirë shumë të pëlqyeshme. Ajo gjendet në çdo tavolinë në çdo tryezë, në çdo familje, në çdo bar dhe restorant, në të gjithë zonën e plazhit dhe kemi marr një feed back të jashtëzakonshëm nga klientët që çuditërisht thonë çfarë ka ndodhur me Birrën Tirana”, shprehet Bregasi.

Në këtë epokë të re të nisur prej vitit 2020, emri më i madh i prodhimit të birrës në vend, Birra Tirana tashmë ka teknologë gjermanë për prodhimin e saj.
“Zhvillimi i parë profesional ka nisur në Bavari, në Gjermani. Më pas kam studiuar në një shkollë për Brewmaster në Gjermani. Pas marrjes së titullit Brewmaster kam punuar në të gjithë botën, në Afrikë, Europë dhe në vendet e Paqësorit Jugor. Tani jam këtu në Shqipëri këtu te Birra Tirana. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Unë dua të sjell njohuritë e mia dhe eksperiencën time këtu te Birra Tirana, sepse këtu kemi plane konkrete për të ardhmen që të rrisim edhe më shumë cilësinë e Birra Tiranës. Në këto muaj që jam këtu kam parë që cilësia e Birra Tiranës është e mirë, por megjithatë kemi bërë përmirësime në prodhim dhe në cilësi që të kemi një cilësi superiore dhe kjo vjen edhe si rezultat i stafit shumë të kualifikuar që kam gjetur këtu. Qëllimi ynë është që t’i ofrojmë konsumatorëve birrën që ata kërkojnë”, thotë Oliver Reichardt, Brewmaster Birra Tirana.

Birra Tirana
Birra Tirana

Tradita e shijes së mrekullueshme dhe e cilësisë së lartë të Birra Tirana ka bërë që këtë sezon veror kjo birrë të ketë rritje të shitjeve.
“Birra Tirana këtë sezon veror po përjeton një rritje progresive të shitjeve kjo si rezultat i cilësisë së lart të të gjitha produkteve tonave në treg. Përmirësimet teknologjike dhe drejtimi i prodhimit nga brumasteri ynë gjerman po na mundëson që t’i ofrojmë të gjithë konsumatorëve tanë një birrë cilësore dhe me standardet më të larta në treg”, deklaron Erind Gjoni, drejtori i shitjeve& marketingut Birra Tirana.

Në punën e tij stafi i Birra “Tirana” ka gjithmonë në qendër të vëmendjes plotësimin e kërkesave të konsumatorëve në radhë të parë të tregut vendas por dhe të tregut ndërkombëtar si për llojet e ndryshme të birrës ashtu edhe për ambalazhin e saj duke synuar të kënaqë klientët e të gjitha grupmoshave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb