“Të mos themi që Era Istrefi këndon më mirë se të gjithë, sepse nuk këndon më mirë se të gjithë. Kemi shumë më të mira se Era, por ajo ka fat”. Kjo është deklarata e Bleros, në intervistën e tij për “Komiteti”, i cili shprehte qartë dyshimin për aftësitë e këngëtares që po bëhet e njohur ndërkombëtarisht.

Megjithatë, Era nuk ka heshtur gjatë ndaj këtyre akuzave. Me një foto të publikuar gjatë ditës së djeshme, Era i është përgjigjur kolegut të saj. “Herët ose vonë ngjyrat e secilit dalin në sipërfaqe, e vetmja gjë që duhet të bësh është të fokusohesh tek vetvetja dhe të rritesh vazhdimisht”, shkruan Era.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja, tashmë me famë ndërkombëtare është venë në qendër të vëmendjes për talentin dhe interpretimin e saj. Herë pozitivish dhe herë negativisht, emri i saj është diskutuar, sidomos pas perfomancave të para live e ftuar në emisionet televizive në shtete të ndryshme të Evropës.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: