Një moment i veçantë për futbollin kosovar dhe për Erblin Osmanin. Talenti 17-vjeçar i Bayern Munichut ka bërë debutimin me Kombëtaren A të Kosovës në Ligën e Kombeve, duke vendosur një rekord të ri.
Osmani u bë lojtari më i ri që ka veshur fanellën e Kombëtares A të Kosovës, një arritje që ka tërhequr vëmendjen edhe përtej kufijve. Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re në Gjermani. Mediumi i njohur sportiv SPORT1 i ka kushtuar hapësirë të veçantë debutimit të talentit kosovar, duke e evidentuar rekordin e tij historik. “Osmani është bërë futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëherë për Kombëtaren A të Kosovës”, shkruan medium gjerman.
