Moderatorja Arbana Osmani 5 ditë pas lindjes së dytë të saj është shfaqur në super formë. Ajo ka sjellë në jetë djalin Diell, teksa partneri nuk mund të mos i bënte disa dhurata.

Osmani shkruan se regjisori i shkoi në shtëpi me një çantë të mbyllur elegante që brenda kishte dhuratat për të pas lindjes.

Ajo i ka zbuluar vetë dhuratat e partnerit, një varëse me shkronjat që formonin emrat ”Jon Diell”, si dhe një buqetë me lule lejla. Tashmë Arbana do të mbajë në qafë varësen me dy emrat e djemve të saj, njërin prej të cilin e ka me burrin e parë, kurse të dytin të sapolindurin me regjisorin Eduar Grishaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb