Një tjetër viktimë është shënuar në plazhet shqiptare, gjatë këtij sezoni turistik. Policia njofton se është mbytur në Plazhin e Durrësit një shtetas me banim në Gjermani.

Viktimë ka mbetur 49-vjeçari S. A., i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo është futur në det për t’u larë.

“Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës,  shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb