TIRANË

Një paciente shqiptare e cila u kthye nga Kina pas përhapjes së koronavirusit, është shtruar në spitalin infektiv në QSUT. Pas ekzaminimit, mjekët kanë bërë me dije për New24 se pacientja shqiptare ka grip të thjeshtë dhe nuk ka koronavirus apo shenja të saj.

Po ashtu, News24 mëson përmes burimeve nga Infektivi se pacientja do të dalë shumë shpejt nga spitali dhe nuk ka dyshime se ajo ka koronavirus dhe të përbëjë rrezik për qytetarët. Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të dyshuar me koronavirus deri ditën e sotme.

Ndërkohë zyrtaritsht Ministria e Shëndetësisë, nuk e konfirmon rastin e pacientes së shtruar në spitalin Infektiv, por thekson se: Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tirane. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb