Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka reaguar sërish me kritika ndaj Europës.

Ndërsa njoftoi marrëveshjen me presidentin rus Vladimir Putin për të dërguar grurë në vendet afrikane, në të njëjtë kohë akuzoi Perëndimin se jep mësime për mbrojtjen e njerëzimit, duke injoruar urinë që po rrënon Afrikën.

“Ne shohim një mentalitet që e përcakton Evropën si një kopsht dhe pjesën tjetër të botës si bar të egër. Ne e dimë rrugën e vështirë sesi kjo pikëpamje e shtrembëruar që ndan njerëzit në bazë të gjuhës, ngjyrës së lëkurës dhe vendit të tyre e ka çuar botën tonë drejt shkatërrimit, “tha Erdogan.

“Në fakt, në bisedën time me zotin Antonio Guterres, unë thashë: “Ta vendosim këtë në G20, veçanërisht në Samitin e G20, me këtë luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, ne duhet të dërgojmë grurin në vendet e zhvilluara apo do ta dërgojmë në vendet e pazhvilluara dhe të varfra? Le të hedhim një hap atje. Veçanërisht e turpshme është indiferenca ndaj kësaj situate të institucioneve dhe vendeve perëndimore që i predikojnë pjesës tjetër të botës për të drejtat dhe liritë e njeriut sa herë që hapin gojën”, ka thënë më tej Erdogan.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: