Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu bashkua tubimit të Fitër Bajramit të Presidencës Provinciale të Bursës të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AK] në pushtet nëpërmjet një lidhjeje video.

Gjatë aktivitetit, Erdogan bëri deklarata të jashtëzakonshme në lidhje me kufizimet e eksportit ndaj Izraelit . ” Masat shtesë do të vazhdojnë derisa ndihma të arrijë në Gaza,” theksoi lideri turk.

Në fjalën e tij, Erdogan nënvizoi: “Ne do të ngrihemi për çështjen palestineze . Ne ia lëmë Allahut ata që shpërfillin qëndrimin tonë të palëkundur. Masat shtesë do të vazhdojnë derisa ndihma të arrijë në Rripin e Gazës së goditur nga konflikti . Ne po shqyrtojmë mesazhin që u shpërnda nga votuesit përmes kutive të votimit gjatë zgjedhjeve vendore të 31 marsit , duke i kushtuar vëmendje çdo detaji.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb