Vendimi i marrë nga presidenti Donald Trump për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin rrezikon t’i hapë rrugën konflikteve të reja, paralajmëroi sot Turqia, aktor kyç në Lindjen e Mesme.

“Tërhqeja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja mbi bërthamoren është një vendim që do të shkaktojë destabilitet dhe konflikte të reja”, deklaroi në Twitter, Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb