Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot me shira të vazhdueshëm.

Gazetarja Brikena Metaj tha për Neës24 se një situatë e tillë raportohet në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, i cili është përfshirë nga erëra të fuqishme dhe shira me intensitet deri në mesatare.

Për shkak të erës së fortë OSHEE ka stakuar fiderat e njësive administrative të poshtëshënuara.

Momentalisht janë pa energji elektrike:

Njësia administrative Luftinjë, bashkia Memaliaj, njësia administrative Dragot dhe Kurvelesh bashkia Tepelenë, njësia administrative Cepo, Picar, Lunxhëri, bashkia Gjirokastër, njësia administrative Dropulli i sipërm është pjesërisht pa energji elektrike dhe njësia administrative Ballaban, bashkia Këlcyrë.

Në terren janë grupet e OSHEE të cilat punojnë për rikthimin e energjisë.

Administratori i njësisë administrative Picarka njoftuar se rruga Kolonjë-Picar njësia administrative Picar bashkia Gjirokastër për shkak të rënies së inerteve kalohet me vështirësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: