E ardhmja e Kristian Eriksenit duket se do të jetë larg skuadrës angleze të Totenhemit. Mesfushori danez, sipas asaj çka raporton e përditshmja britanike “Daily Mail”, paskësh refuzuar një ofertë rinovimi prej 220 mijë eurosh në javë nga ana e “Spursave”, pasi parapëlqen të ndërrojë mjedis.

Gazeta raporton se “jo”-ja e lojtarit të përfaqësueses së Danimarkës nuk është e lidhur vetëm me çështjen financiare. Në gjurmët e tij janë dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletiko, por edhe Juventusi. Eriksen ka një kontratë e cila i skadon në qershor të vitit 2020, ndaj Totenhemi rrezikon ta humbasë lojtarin, që mund të largohet me parametër zero.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb