Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, ashtu si gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit, zgjodhi hyrjen dytësore për të hyrë në sallën e Kuvendit, për shkak të protestës së opozitës. Po kështu, ndoshta si për t’u maskuar, Braçe kishte zgjedhur dje të vinte syze të veçanta në ngjyrë pak të verdhë, shall, kapuç në ngjyrë vishnje, të kombinuara këto edhe me ngjyrën e këpucëve.

Braçja, thuajse i paidentifikueshëm për publikun ka hyrë dje në sallën e Kuvendit, por në fakt dukej mjaft “fashion”. Pas tij, ishte edhe deputeti tjetër, Dashamir Peza, që u fut në oborrin e Parlamentit së bashku me “mjetin” e tij biçikletë, të cilin nuk e ka lënë, edhe pse i ftohti i dimrit ka trokitur prej ditësh.

(m.k/VipPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb