Ermal Meta ka rënë pre e grabitësve.
Lajmin e bëri të ditur vetë kantautori me origjinë shqiptare, në një postim në rrjetet sociale, ku tregoi fotografinë e derës së shtëpisë së thyer nga grabitësit.
“Njoftoj grabitësit që sonte më thyen derën për të vjedhur, dhe në fund morën një varëse: Nëse kërkoni flori e para mos shkoni në shtëpinë e një kantautori. Nuk jemi të pasur. E vogla Fortuna është mirë. Mami është mirë. Unë jam mirë. Ju falenderoj për afrimitetin tuaj”, shprehet ai në postimin në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)