Ajo është nga spikeret e para në radio, prezantuese, gazetare, moderatore, madje edhe autore e një libri për kuzhinën, ndërkohë që rikthehet në ekran pas një mungese 1­vjeçare pas lindjes së djalit të saj.

E për të folur për eksperiencën e saj të re si nënë dhe për projektet për të ardhmen, Arbana ishte e ftuar nga Ermal Mamaqi në “6 ditë pa Ermalin”. Provokimeve dhe ngacmimeve të Ermalit nuk i ka bërë dot ballë as Arbana, e cila ka folur edhe për jetën e saj personale dhe intime. Në një moment të bisedës në studio që u shoqëruar gjatë gjithë kohës me batuta dhe të qeshura, prezantuesja tha se marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin e saj vijnë pasi fle djali.


Më poshtë pjesët kryesore nga intervista në fjalë:

Po ku je moj gocë? Po si je? Po që ke ardhur mirë. Domethënë
që je bërë e bukur, se e thashë sikur isha në trotuar. Si ia bën që je kaq e dobët pas lindjes?
Kam zbuluar dietën më të mirë pas lindjes. Nuk e di pse femrat janë ankuar gjithë këto kohë, por të them të drejtën me mua ka funksionuar. Thjesht i jap gji Jonit.

Ouuu, e shikon ti…!
Do të thuash ti pse s’i dhashë gji Joelit.

Jo, ka kush i jep atij, madje kemi dy. Po kaq shumë sa je dobësuar duket se i ke dhënë gji dhe bashkëshortit.
Jo, ai nuk ka pasur këto kohë. Njëherë i vogli, pastaj i madhi.

Ok, se e di si funksionon kjo punë. Po është e vërtetë që qumështi i gjirit bën shumë mirë për muskujt, se një shoku im pi qumësht nënash.
T’ia jap dhe Arditit domethënë?
Le të bëhemi seriozë.

Tani si ka qenë ky vit për ty, ke pësuar ndonjë depresion ose traumë?
Ka qenë një vit i bukur, më i bukuri i jetës sime, le t’i japin Çezarit atë që i takon Çezarit. Ka qenë një vit i çuditshëm me plot të reja, dhe të papritura. Sado të përgatitesh për t’u bërë nënë, prapë ndodhin çudira, ndihesh e papërgatitur, diku ia fut kot, gabon dhe befas je me bebin e vogël dhe thua: “Si t’ia bëj tani, unë sikur e kisha lexuar ndryshe”, pasi kam lexuar pa fund libra që i blija në internet. Prapë isha para surprizash.

Të ndihmon ty Arditi (bashkëshorti) në punët me djalin, e mban dhe a kujdeset ai?
Po e mban… E ka mbajtur edhe 10 minuta. Nuk është se nuk e ka dëshirën, por sa herë që ia kam dhënë Arditit ta mbajë djalin, kur kam dashur të bëj ndonjë dush, ose të gatuaja diçka të shpejtë, djalit i pihet, gjithmonë kur e mban ai. Përtej shakave, është babi më i mirë në botë.

Ka ca gjëra që thuhen për ju nënat e reja, tani që jemi me ty do e verifikojmë. Flitet se në momentin që fëmija lind, jeta seksuale ndalon deri sa fëmija të shkojë në universitet…
Ouuu?! Tani, ka prioritete. Bebi është i vogël, netët janë pa gjumë, po gjendet koha, 1 minutë, 5 minuta kur fle ai. Kush t’i fal Ermal, kush t’i fal. Pse erdha unë këtu sot, pse!

Vërtet, pse ne të dy kaq të frustuar sot?
Po prindër të rinj Ermal, mos na marrin më sysh!

Janë ca femra që pasi lindin e lëshojnë fare veten..
Jo, ju jeni shumë të poshtër se ju gjykoni shumë keq. Janë ca femra që rrinë gjithë natën pa gjumë, janë ca femra që rrinë gjithë ditën duke i shërbyer një qenie të vogël që do 24 orë shërbim, ju doni edhe të lyhen, doni edhe qerpikun.

Ti e ha atë ushqimin që lë çuni?
Jo.

O ç’janë ca që e fshinë edhe me bukë.
Ju hahet.

Tani që je nënë a të vjen keq për ata që futen në Big Brother?
Pse çfarë të keqeje ka?

Ti do ta lije fëmijën tënd të futej në “Big Brother”?
Pse s’do ketë punë tjetër djali im?!

Çfarë mund të bëhesh tjetër veç prezantueses?
Po përshembull, gatuaj unë, gatuaj. Kuzhiniere mund të bëhesha. Por befas, tani që po përgatitem për spektaklin e ri, kam kuptuar se s’kam asnjë talent tjetër, përvecc se të bëj makarona, s’di të bëj gjë tjetër.

Nuk do e prezantosh më Big Brother ti?
Pse, kanë dalë fjalët?

Meqë jemi këtu, si ta mori Ledioni “Big Brotherin”?
E mori, ja që ta merr.

Po ju ishit shokë, ai vinte hante bukë te shpija jote. Tani jeni zënë?
Po, po, s’flasim. Ka kohë.

Mes jush ka hyrë një femër apo një mashkull?
Femra e fut shejtanin në shishe. Realisht më vjen keq, çun i mirë, po nuk e di pse. Nuk flasim jo.

Pse nuk pajtoheni?
Unë të pajtohem me atë, atë që më mori emisionin?! Jo nuk pajtohem unë me të.

Unë me thënë të drejtën do më pëlqente shumë të të shihja ty përsëri në “Big Brother”, se si e bëje ti atë… suspancën, s’e bënte askush tjetër…
Ndërsa unë të them të drejtën jam kënaqur se si e ka prezantuar këtë “Big Brother” Ledioni. E kam shumë mik, dhe të mos kemi keqkuptime. Po shpresoj që të mos më marrë këtë emisionin tjetër, se pastaj s’do ta kem më mik.

Po se ç’janë ca kështu që thonë se Ledioni merr ç’të dojë?
Po, kujdes ti se nesër­pasnesër do e lirosh karrigen për Ledionin…

Ti këtë vit do të fillosh një program të ri në “Top Channel”, pas disa javësh. Është format shqiptar apo i huaj?
Është një format i huaj që fillesat i ka në Izrael, po tani po zhvillohet në 20 vende të botës edhe në Amerikë. Në tetë javë spektakël, VIP­at do të përballen me sfida të ndryshme. Nuk është me kërcim, por me talente të tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: