Klubi turk i Trabzonsporit ka uruar sulmuesin shqiptar Ernest Muçi për golin spektakolar me fanellën e Kombëtares kuqezi, në sfidën ndaj Finlandës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trabzonspor ka vlerësuar arritjen e futbollistit shqiptar, i cili la gjurmën e tij në fitoren 2-0, në sfidën e vlefshme për Nations League.

‘Urojmë futbollistin tonë, Ernest Muçi që shënoi golin e parë të kombëtares së tij në fitoren që Shqipëria arriti ndaj Finlandës 2-0 në Nations League”- shkruhet në postimin e Trabzonsporit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb