PSG thyen pastër 2-0 Marseille, një sukses që i afron gjithnjë e më shumë me titullin në Francë, në një kohë kur Brest, rivali i tyre më i afërt, është 12 pikë larg. Klasikja e futbollit francez prodhoi jo pak tension dhe kartonë, ku vetëm brenda pjesës së parë gjyqtari i takimit nxori 4 kartonë të verdhë dhe një të kuq për Beraldo. Pavarësisht se me një lojtar më pak, PSG gjeti golin e avantazhit në minutën e 53-të me Vitinha-n.

Në minutën e 65-të, Luis Enrique nxori nga fusha Kylian Mbappe, me stadiumin që vërshëlleu kapitenin e Francës. Me shumë mundësi, kjo ishte klasikja e fundit për Mbappe. Zëvendësuesi i tij, Gonçalo Ramos realizoi golin e dytë në minutën e 85-të duke hipotekuar fitoren e PSG. Në përfundim të sfidës, Luis Enrique, u detyrua të flas edhe një herë në lidhje me vendimin e tij për të nxjerr nga fusha Kylian Mbappe:

Kk
Kk

“Njerëzit nuk pajtohen me këtë vendim? Nuk më intereson. Është e njëjta muzikë çdo javë, e njëjta muzikë, kjo është bërë e mërzitshme. Unë jam trajneri i PSG, vendimet i marr unë. Unë bëj më të mirën për PSG, këtë do ta bëjë deri në ditën e fundit që do të jem në Paris”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb