Me Premier League të futur në xhep pasi ka 25 pikë epërsi nga Mançester Siti i vendit të dytë, Liverpuli është në pritje për të kuptuar se kur do të rinisë kampionati. Ndërkohë në Angli po merr jetë ideja që titulli të jepet edhe nëse gara do të ndërpritej përfundimisht dhe atë marrë skuadra e Klopit.

Mes tyre Noel Gallagher, këngëtari i famshëm dhe ish-anëtar i Oasis, por mbi të gjitha një tifoz i madh i Mançester Sitit. “Do të ishte e drejtë t’i jepej titulli Liverpulit. Situata në kampionat është shumë e qartë. Ata e kanë të fituar titullin në çdo rast. E vetmja gjë që e pengon mbylljen e kampionatit në këtë formë janë rëniet dhe ngjitjet në kategori. Futbolli është për tifozët dhe nuk jam dakort që të luhet me dyer të mbyllura. Autoritet duhet të mendojnë për këtë gjë në sezonin e ardhshëm duke limituar distancën sociale mes tifozëve,” tha ai për “Liverpool Echo”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb