VORE- Një çift bashkëshortësh në Vorë janë arrestuar nga policia, për një veprim që rrallë herë mund të jetë dëgjuar. Gjeraqina Dedej dhe burri i saj Myslym Dedej, kanë kundërshtuar hapjen e një varri të një të afërmi, me pretendimin se kjo gjë po bëhej në tokën e tyre.

Madje, pasi kanë kundërshtar hapjen e varrit, ata kanë kërcënuar të afërmin e tyre, Fluturak Dedej, 36 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Vorë, ndërsa pas denoncimit, policia ka arrestuar bashkëshortët Gjeraqina dhe Myslym Dedej, 46-vjeçarë, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: