Në Etiopi të Afrikës Lindore që nga viti 2020 të paktën 20 punonjës humanitarë kanë humbur jetën për shkak të përplasjeve të vazhdueshme midis anëtarëve të Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF) dhe njësive të ushtrisë.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane të Gazetarëve (CAJ), Etiopia është vendi ku më së shumti kanë humbur jetën punonjësit humanitarë për shkak të konfliktit.

Të paktën 20 punonjës humanitarë janë vrarë në konfliktin e vazhdueshëm në veri të Etiopisë që nga nëntori i vitit 2020.

Mali nga ana tjetër u rendit i pari në rrëmbimin e punonjësve humanitarë. Në këtë vend janë regjistruar 44 raste të rrëmbimit.

Për shkak të problemeve të sigurisë ndër vendet më të shënjestruara për punonjësit humanitarë në Afrikë janë Republika Demokratike e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore, Mali, Nigeria, Somalia dhe Sudani i Jugut.

– Kriza humanitare në Etiopi është duke u rritur

Kriza humanitare në rajon u thellua pasi lufta për pushtet midis ushtrisë federale dhe TPLF-së në provincën Tigray u përhap edhe në shtetet fqinje.

Edhe pse ushtria etiopiane arriti sukses të pjesshëm në operacionet e nisura kundër rebelëve në nëntor 2020, më 28 qershor ajo u tërhoq nga kryeqyteti i Tigray, Mekelle, duke treguar si arsyetim situatën humanitare.

Duke shpallur një armëpushim të njëanshëm, qeveria kreu një kundërsulm pas përparimit të shpejtë të TPLF-së në veri.

Konflikti i vazhdueshëm në veri të vendit ka zhvendosur gati 2.5 milionë njerëz ndërsa më shumë se 5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Numri i njerëzve që jetojnë në kushte të ngjashme të urisë ka arritur në 400 mijë.

Në Tigray ku institucionet arsimore dhe shëndetësore janë bërë jofunksionale nuk mund të jepen ndihma adekuate për shkak të sigurisë dhe mungesës së karburantit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb