Etiopia ka riatdhesuar 50,337 shtetas nga Arabia Saudite në 45 ditët e fundit, tha të mërkurën Ministria e Etiopisë për Gratë dhe Çështjet Sociale.

Personat, të cilët u kthyen në shtëpi me 137 fluturime, janë pjesë e 102,000 emigrantëve etiopianë në Arabinë Saudite të planifikuar për t’u kthyer brenda shtatë deri në 11 muaj, duke filluar nga fundi i marsit të kaluar, tha ministria në një deklaratë.

Nga 50,337 të kthyerit, 3,628 janë të mitur nën moshën 18 vjeç, thuhet në deklaratë.

“Ministria po punon me autoritetet rajonale për të ndihmuar në integrimin e të kthyerve në familjet e tyre,” thuhet në deklaratë.

Sipas ministrisë së jashtme të Etiopisë, më shumë se 750,000 etiopianë jetojnë në Arabinë Saudite, 450,000 prej tyre pa dokumente të duhura.

Mijëra etiopianë trafikohen çdo vit në Gadishullin Arabik nëpërmjet Xhibutit dhe Jemenit të shkatërruar nga lufta, duke rrezikuar burgosje dhe vrasje gjatë rrugës.

Në muajt e fundit, Etiopia ka rritur përpjekjet për të rikthyer qytetarët e saj të bllokuar jashtë shtetit, kryesisht Arabinë Saudite, si pjesë e “diplomacisë së qeverisë me në qendër qytetarin”.

Qeveria po punon gjithashtu për të çmontuar rrjetet e sofistikuara të trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të krijuar mundësi ekonomike për shtetasit me të ardhura të ulëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb